Rexha: Renditja për lirinë e medias i takon raportit të majit – publikimi i sotëm është vetëm ripërpunim nga një magazinë

Rexha: Renditja për lirinë e medias i takon raportit të majit – publikimi i sotëm është vetëm ripërpunim nga një magazinë

Xhemajl Rexha nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka sqaruar se renditja e Kosovës në raportet ndërkombëtare për lirinë e medias nuk ka ndryshuar së fundi, pavarësisht një publikimi që qarkulloi sot në një magazinë të huaj.

Ai tha se publikimi i sotëm nuk është raport i ri, por një përmbledhje e bazuar në të dhënat e muajit maj të Reporterëve Pa Kufij (RSF).

“Është raport i muajit maj. Është raporti i Reporterëve Pa Kufij, që ka dalë më 2-3 maj 2025. Ajo çka ka dalë sot është se një magazinë e ka bërë një shkrim, e ka bërë atë renditje. E ka marrë atë renditje të muajit maj dhe i ka bërë krahasimet se si disa shtete janë keq dhe disa janë më mirë”,deklaroi Rexha.

Ai theksoi se pozita e Kosovës mbetet e njëjtë.

“Pra Kosova qëndron në vendin 99 nga maji i këtij viti dhe raporti tjetër del në muajin maj të vitit të ardhshëm”,potencoi ai për front online.

Sipas tij, çdo vlerësim zyrtar i lirisë së medias publikohet vetëm një herë në vit nga Reporterët Pa Kufij./Periskopi/

Shpërndaje në: