Nesër varroset 47 vjeçarja që u gjet e vdekur në Lumbardh të Klinës
Gruaja që u gjet e vdekur në Lumbardh të Klinës do të varroset nesër.
Trupi i pajetë i Hanumshahe Miftarit u gjet dje në lumin e fshatin Grabanicë të Klinës.
Të shtunën, bashkëshorti i saj e kishte raportuar zhdukjen e saj në Polici.
Për varrimin ka njoftuar familja e 47-vjeçares, shkruajnë mediat lokale.




