Tre të lënduar nga aksidenti në Leshan të Pejës

Tre të lënduar nga aksidenti në Leshan të Pejës

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në fshatin Leshan të Pejës.

Njëri nga ta ka pësuar lëndime më të rënda.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi, deklaroi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës.

“Sipas informacioneve, ata janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalur hetuesit e aksidenteve që e hetojnë rastin”, deklaroi Gashi./Periskopi/

Shpërndaje në: