Arifi: Shpesh thuhet se po të ishin ende aktiv liderët që sot gjenden në Hagë, dinamika politike do të ishin më të forta
Shqiprim Arifi ka bërë një krahasim mes udhëheqjes së dikurshme dhe realitetit të sotëm, raporton Periskopi.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se Kosova po kalon një moment, që sipas tij, duket qartë se sa shumë ka ndikuar mungesa e krerëve të UÇK që po mbahen në Hagë në stabilitetin e përgjithshëm politik.
Postimi i plotë:
Një krahasim që nuk është thjesht nostalgji politike, por reflektim mbi udhëheqjen e sotme.
Përvoja e tyre e fituar në momente të vështira e vendimtare i jepte jetës politike një gravitet, që sot ndjehet mungesë në themelet e shtetit.
Kosova po përjeton një moment, ku ndarja mes përvojës dhe pushtetit, mes përgjegjësisë dhe idealizmit, është bërë më e qartë se kurrë. Dhe pikërisht në këtë zbrazëti shihet qartë, sa shumë rëndonte prania e atyre figurave në stabilitetin e shtetit.
Por, ne besojmë fuqishëm, se dielli do të lind përsëri!



