KFOR për takimin me Kurtin: U diskutua për fuqizimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës
Sot Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, u takua me Albin Kurtin në Kampin Film City, në Prishtinë.
Në njoftimin e publikuar në Facebook, theksohet se Kurti shoqërohej nga Ejup Maqedonci dhe Elbert Krasniqi.
“Ata shkëmbyen pikëpamje mbi forcimin e bashkëpunimit midis KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës”, thuhet në njoftim.
“Gjenerali Ulutaş theksoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar të kontribuojë në sigurinë në të gjithë Kosovën dhe rajonin e gjerë”, vijon njoftimi.
Njoftimi i plotë:



