Bamir Top del nga SPAK-u: Fola pafund, çështja është në hetim
Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme të martën, për t’u pyetur si person që ka dijeni për ngjarjet e 21 janarit 2011, kur 4 persona mbetën të vrarë gjatë një proteste të opozitës përballë Kryeministrisë.
Ai tha se ka folur pafund, derisa çështja tani është në hetim.
“Kam folur vazhdimisht në respekt të transparencës me publikun. Por sot, duke dalë nga ky institucion, duke qenë se është në proces hetimi, do them vetëm kaq. Në respekt të institucionit, në respektin tuj, më lejoni ta mbyll këtu. Unë kam folur pa fund, por tani e mbyll me kaq”, tha Topi për gazetarët në dalje, përcjell A2 CNN



