Kurti me njoftim të ri për pagën minimale, në tetor u mor vendimi për rritje
Pak ditë para zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka rikujtuar për publikun vendimin e marrë më herët nga Qeveria për rritjen e pagës minimale në Kosovë.
Sipas Kurtit, nga janari paga minimale do të rritet nga 350 në 425 euro bruto, ndërsa faza e dytë e rritjes, që do të hyjë në fuqi më 1 korrik, parashikon që paga minimale të arrijë në 500 euro. Ai theksoi se nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat.
“Nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash. Kurse nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro, siç edhe e kemi paraparë me vendimin që kemi marrë si Qeveri”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Qeveria në detyrë e Kosovës, në mbledhjen e 31 tetorit, ka marrë vendim për rritjen e pagës minimale.



