Rusia nuk do ta transmetojë ”Eurovisionin” pasi Ukraina ua ndaloi pjesëmarrjen
Transmetuesi rus ”Channel One’ nuk do të transmetojë Festivalin e Këngës ”Eurovision”, muajin e ardhshëm sepse këngëtarja e vendit është ndaluar nga vendi pritës Ukraina.
Vendimi nënkupton se Rusia humb çdo shans për të konkurruar këtë vit, tha Bashkimi Evropian i Transmetimeve (EBU), shkruan CCN, transmeton Periskopi.
Ukraina refuzon të lejojë Julia Samoilova të performojë në Eurovision, meqë sipas tyre ajo ka vizituar Krimenë, pjesën e kapur nga Rusia në 2014.
EBU e ka dënuar këtë ndalim, ndërsa thotë se Ukraina po dëmton natyrën jo politike të konkursit.
“Për fat të keq kjo do të thotë se Rusia nuk do të jetë më në gjendje të marrë pjesë në garën e këtij viti.Ne donim shumë që të gjithë 43 vendet të ishin në gjendje të merrnin pjesë dhe bëmë gjithçka që mundëm për të arritur këtë”, thuhet nga EBU./Periskopi/.



