FSK-ja përgatit ushtarët me njohuri mjekësore
Në Qendrën e Trajnimeve të Regjimentit të Mjekësisë të Komandës së Logjistikës është realizuar kursi “Medik Luftarak/Cobat Medik” për pjesëtarët e Regjimentit të parë të Komandës së Forcave Tokësore.
Siç bën të ditur kjo forcë, realizimi i këtij kursi u bë në bazë të standardeve të NATO-s, me qëllim të përgatitjes së personelit ushtarak me njohuri dhe shkathtësi bazike dhe të avancuara mjekësore për të ofruar kujdes urgjent dhe efektiv në fushëbetejë.

Ky trajnim synon rritjen e mbijetesës së të plagosurve përmes menaxhimit të traumave, kontrollit të gjakderdhjes, ruajtjes së rrugëve të frymëmarrjes, stabilizimit të gjendjes së pacientit dhe përgatitjes për evakuim mjekësor, duke siguruar ndërhyrje të koordinuar dhe të standardizuar sipas protokolleve taktike të kujdesit para-spitalor, thonë nga FSK.



