Djali nga Malisheva tregon si do ta bëj Prishtinën kampione
Tri ndeshje, tri fitore. Ky është bilanci i trajnerit të Prishtinës, Arsim Thaçit. Strategu nga Malisheva pak javë më parë mori ‘timonin’ e klubit më të madh në vend.
Ish-trajneri i 2 Korrikut, Trepçës ’89, në një intervistë për KosovaPress, ka folur për ambiciet e kryeqytetasve, për mënyrën se si do ta bëj Prishtinën kampione si dhe për garën e ‘nxehtë’ për majat e tabelës.
Prishtina aktualisht është treta në renditje tabelore më 51 pikë, tetë më pak se liderja e tabelës, Trepça ’89.
Thaçi thotë se i lumtur që aventurën në krye të skuadrës ‘bardhekaltër’ e ka nisur me tri fitore.
Ai thekson se në shumicën e rasteve kur ndërrohen trajnerët rikthehet motivi në skuadër.
Sipas Thaçit, në tri fitoret radhazi, Prishtina lojën më të mirë e ka bërë kundër Dritës.
“Është vështirë më menduar në atë drejtim, sepse gjerat shkojnë ashtu qysh dëshiron trajneri, shumicën e rasteve kur ndërrohen trajnerët motivi i lojtarëve kthehet dhe për mua ajo është shumë pozitive, inkurajuese që ekipi ka rezultuar në mënyrë pozitive. Realisht në tri ndeshjet kemi fituar ndeshjet edhe pse pak a shumë kemi pasur edhe probleme, sidomos në ndeshjen e parë me Ferizajn, dhe ndeshjen e fundit me Trepçën, ndërsa ndeshje me Dritën ka qenë njëra prej ndeshjeve më të mira në këto tri ndeshje që unë i kam udhëhequr Prishtinën. Kështu që tash kemi javën e plot për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës kundër Hajvalisë dhe shpresojmë që në ndeshjet e ardhshme të jemi shumë bindëse sesa në ndeshjet e kaluara”, tha Thaçi.
Intervista e plotë në Kosovapress



