Jennifer dhe Ben drejt divorcit
Dy vjet pasi Jennifer Garner dhe Ben Affleck kanë bërë të ditur se ata janë ndarë po më në fund ata edhe po divorcohen zyrtarisht.
Garner gjatë ditës së djeshme ka nisur procedurat zyrtare për divorc. Burime pranë tyre thonë se aktorët do të divorcohen pa pasur një avokat.
Kërkesa dhe përgjigja e tyre janë ngritur së bashku, që do të thotë se është koordinuar paraprakisht.
Në shkresat e tyre, ata të dy kërkuan kujdestari të përbashkët juridike dhe fizike të tre fëmijëve të tyre: Violet (11), Seraphina (8) dhe Samuel (5) por asnjëri prej tyre nuk ka kërkuar mbështetje bashkëshortore.
TMZ ka thënë se Garner dhe Affleck nuk kanë pasur marrëveshje paramartesore kështu që ata do të duhet të ndajnë çdo gjë që kanë fituar gjatë martesës së tyre 10 vjeçare.
Por pa dyshim se Affleck ishte shtylla financiare gjatë kohës së martesës së tyre por dokumentet thonë se ish-çifti është duke negociuar një zgjidhje financiare.
Divorci duhet të bëhet i formës së prerë nga fundi i vitit 2017.



