Fier: 52-vjeçari bie nga ballkoni i katit të 5-të te komshiu në katin e 2-të
Një 52-vjeçar nga Fieri ka rënë nga ballkoni i banesës së tij në katin e pestë, në ballkonin e komshiut në katin e dytë.
Ai ka qenë në ballkon duke pirë cigare, ku edhe ka rënë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, por dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor, shkruan Euronews.al.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe zjarrfikësja, të cilat bënë të mundur ta zbresin nga kati i dytë, ndërsa është shoqëruar drejt Spitalit të Fierit.
Nga burime paraprake thuhet se 52-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën dhe gjatë zbritjes ai ka lëvizur.



