Konfiskohen mbi 250 kilogramë duhan në Prishtinë

Konfiskohen mbi 250 kilogramë duhan në Prishtinë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se është kryer një kontroll operativ në një objekt pa mbishkrim pranë tregut të gjelbër në Prishtinë.

Gjatë kontrollit është gjetur mall pa dokumentacion të origjinës dhe janë konfiskuar mbi 250 kilogramë duhan.

“ Duhan i grirë (refuz) – 511 pako x 500 gr = 255.5 kg pa banderola. Mjaltë – 100 pako x 12 copë = 1,200 kg pa asnjë mbishkrim. Filtera cigaresh – 21 pako x 10,000 copë = 210,000 copë”, thuhet në njoftim.

Dogana ka bërë të ditur se ,alli është ndalur përkohësisht dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë është njoftuar për gjetjet, për të udhëzuar hapat e mëtejshëm proceduralë.

Shpërndaje në: