Çitaku për Kurtin: Mbrëmë zgjodhi të sulmojë gjithçka e secilin që nuk i nënshtrohet
Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se mbrëmë kryeministri në detyrë, Albin Kurti zgjodhi të sulmojë gjithçka e secilin që nuk i nënshtrohet.
Ajo u shpreh se në vend që të japë llogari për dështimet, sipas saj, Kurti u bë mburojë politike për të “akuzuarit për shpërdorime milionëshe, nga energjia e deri te rezervat shtetërore”.
“Mbrëmë, Albin Kurti zgjodhi të sulmojë gjithçka dhe secilin që nuk i nënshtrohet. Prokurorinë. Gjyqësorin. Mediat. Aleatët. Oponentët. Në vend se të japë llogari për dështimet, ai u bë mburojë politike për të akuzuarit për shpërdorime milionshe, nga energjia e deri te rezervat shtetërore”, ka shkruar ajo.
Çitaku u shpreh se kur mungon përkushtimi ndaj qytetarëve, tha se krijohen armiq të brendshëm.
“Në vend të rezultateve, ofroi linçim. Në vend të përgjegjësisë, arrogancë. Kur mungon puna, goditet institucioni. Kur mungon vizioni, sulmohen aleatët. Kur mungon përkushtimi ndaj qytetarëve, krijohen armiq të brendshëm”.
“Kosova nuk ka nevojë për një kryeministër që frikësohet nga drejtësia dhe sulmon fjalën e lirë. Ka nevojë për qeverisje, llogaridhënie dhe respekt për shtetin që i shërben. Kjo nuk është forcë. Kjo është panik”, ka shkruar Çitaku./Periskopi
Postimi i plotë:



