Atletico Madrid shet Rodrigo De Paul te Inter Miami

Atletico Madrid shet Rodrigo De Paul te Inter Miami

Atletico Madrid ka konfirmuar sot largimin përfundimtar të mesfushorit argjentinas Rodrigo De Paul, i cili nga huazim është kthyer në transferim të plotë te Inter Miami, kampionët aktualë të MLS Cup.

Fillimisht, marrëveshja e De Paul me Inter Miami ishte e vlefshme deri në fund të qershorit, por klubi amerikan ka vendosur të ushtrojë opsionin për ta blerë lojtarin.

Sipas “Marca”, Atletico Madrid ka arkëtuar 15 milionë euro nga shitja.

Klubi madrilen e konfirmoi zyrtarisht lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.

“I urojmë shumë sukses në këtë aventurë të re profesionale, Rodri!”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.

Me këtë lëvizje, Inter Miami vazhdon të forcojë skuadrën rreth yjeve si Lionel Messi, ndërsa Atletico Madrid përfiton financiarisht nga largimi i mesfushorit kampion bote.

Shpërndaje në: