Gjobitet rëndë Batatina për “kapje për fyti të gjyqtarit”
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është gjobitur me 2000 euro nga Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i FFK-së.
Ai është gjobitur për kapje për fyti të gjyqtarit të ndeshjes Gjilani – Llapi, Egzon Dakaj, raporon Koha.net, transmeton Periskopi.
“Pas përfundimit të ndeshjes, me tone të larta kundërshton vendimin e gjyqtarit kryesor duke e fyer dhe ofenduar. Veprimet e tij ishin agresive, kërcënuese dhe tentonte t’i afrohej gjyqtarit, mirëpo falë ndërhyrjes së policisë evitohet më e keqja. Pas arritjes në Prishtinë, në parkingun e ‘Viva Fresh’ në Veternik, i bllokon veturën gjyqtarit kryesor dhe përsëri kërkon sqarim për dhënien e kartonit të kuq me tone të larta, si dhe kap për fyti, mirëpo falë ndërhyrjes së delegatit të ndeshjes, i cili ishte prezent, nuk lejohet të eskalojë situate”, shkruan në vendimin e Disiplinorit, të publikuar të premten./Periskopi



