Artan Demhasaj viziton Maznikun: Emër që ngjall ende tmerr te serbët
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Demhasaj, ka njoftuar se ka vizituar Maznikun.
Demhasaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Mazniku është emëri që ngjalli frikë dhe tmerr për serbët.
“Nga Mazniku, vendi i shumë betejave të UÇK-së dhe i shumë dëshmorëve të kombit. Mazniku, emër që ngjall ende tmerr te serbët!Mazniku më së miri e njeh komandant Ramush Haradinaj dhe e vlerësojnë sakrificën e UÇK-së”,ka shkruar Demhasaj.
Postimi i plotë:



