Nis protesta në Shkup, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Nis protesta në Shkup, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Mijëra nga të gjitha anët ku ka shqiptarë janë mbledhur në Shkup, ku po mbahet protesta e radhës, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Protesta e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të jetë e qetë.

Kujtojmë se kjo protestë mbahet pas asaj në Prishtinë, Hagë, Tiranë e Strasburg.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë, akuza për të cilat të katër ish-zyrtarët e lartë janë deklaruar të pafajshëm.

Shpërndaje në: