Erion Veliaj qe 10 muaj pa rrogë, Bashkia me dilema

Erion Veliaj qe 10 muaj pa rrogë, Bashkia me dilema

Prej 10 muajsh, Erion Veliaj vijon të jetë i izoluar nën masën e sigurisë arrest me burg, dhe pagesa e tij si kryebashkiak është ndërperë. Por, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkinë e ka zënë dilema, nëse duhet t’i japë rrogën apo jo, duke i kërkuar mendim KQZ-së. 

Prangat e SPAK nuk do të thonë vetëm humbje lirie për Erion Veliajn, por edhe ndërprerjen e pagës si kryebashkiak i Tiranës. Që nga shkurti i këtij viti, marrëdhënia e tij financiare me Bashkinë e Tiranës është ndërprerë, duke futur në dilemë vetë institucionin, raporton a2cnn.

Kjo dilemë ka lindur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila i ndërpreu mandatin Veliajt, dhe për të qenë të saktë, një mendje ia kërkojnë Ministrisë së Financave, KQZ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë: “Nga data 11.02.2025 e në vazhdim, periudhë gjatë së cilës masa shtrënguese ka qenë në fuqi, nga ana e Bashkisë Tiranë nuk është kryer asnjë pagesë mujore për z. Veliaj. Referuar vendimit, datë 03.11.2025, të Gjykatës Kushtetuese, z. Veliaj vazhdon të jetë Kryetar i Bashkisë, i zgjedhur nga zgjedhjet vendore të vitit 2023. Për sa më sipër, të ndodhur në këto kushte, të cilat vështirësojnë trajtimin nga ana jonë, si dhe bazuar në rolin tuaj, kërkojmë udhëzim duke na orientuar se cilat janë këto akte ligjore dhe nënligjore mbi të cilat bazohet e drejta e të zgjedhurit për page”.

Kërkesa mban datën 10 dhjetor dhe në bazë të përgjigjes, kryebashkiaku në detyrë i Tiranës, në mungesë të lirisë, mund të fitojë një bonus pagën e 10 muajve të fundit./Periskopi/

Shpërndaje në: