Policia kërkon ndihmë për kapjen e këtij personi
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin me qytetarët për identifikimin e një personi i cili po dyshohet për përfshirje në vepër penale ‘vjedhje’.
Policia ka publikuar edhe fotografinë e personi të dyshuar duke bashkëpunim për identifikimin dhe arrestimin e tij.
Postimi i plotë:
Kërkesë për bashkëpunim – identifikim i personit të dyshuar.
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.
Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit:[email protected]. /Periskopi/



