Lekaj: Krishtlindjet janë më shumë se një festë, janë kujtesë për përgjegjësinë që kemi ndaj njëri-tjetrit
Kandidati i AAK-së për deputet, Pal Lekaj, mori pjesë sonte në koktejin festiv të organizuar me rastin e festës së Krishtlindjeve në Kishën e Novosellës.
7-shi i AAK-së tha se “Krishtlindjet janë më shumë se një festë, janë një kujtesë për përgjegjësinë që kemi ndaj njëri-tjetrit, për respektin dhe shpresën që duhet ta ndërtojmë çdo ditë, për familjen dhe të ardhmen tonë”.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ngjarja mblodhi Kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, kolegë kandidatë për deputetë dhe anëtarë të Aleancës.
I plotë:
Sonte, në Kishën e Novosellës, në një atmosferë të ngrohtë festive, u mblodhëm për një koktej rasti në respekt të festës së Krishtlindjeve, së bashku me Kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, kolegët kandidatë për deputetë dhe anëtarë të Aleancës.⛪️🎄
Ngjarjen e organizoi rinia e Novosellës, duke sjellë energji dhe gëzim në këtë mbrëmje festive.
Krishtlindjet janë më shumë se një festë, janë një kujtesë për përgjegjësinë që kemi ndaj njëri-tjetrit, për respektin dhe shpresën që duhet ta ndërtojmë çdo ditë, për familjen dhe të ardhmen tonë.
Faleminderit rinisë tonë të mrekullueshme që na mblodhi sonte!🤝



