Agim Ademi takon presidentin Infantino: Futbolli ynë po ecën përpara me mbështetjen e UEFA`s dhe FIFA`s
Në Doha, në prag të finales së Kupës Interkontinentale midis PSG dhe Flamengo, presidenti FFK`së ka takuar të parin e futbollit në botë, Gianni Infantinon.
“Pata nderin të takoja presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Një bisedë e frytshme për zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe për projektet që kemi në plan për të ardhmen.
Është gjithmonë motivuese të ndash vizionin për futbollin me drejtuesit e futbollit ndërkombëtar. Do të vazhdojmë thellimin e bashkëpunimit për të rritur standardet dhe mundësitë për talentet tona.Futbolli ynë po ecën përpara me mbështetjen e UEFA-s dhe FIFA-s” ka shkruar Ademi në njoftim.



