Lindita Çunmulaj i reagon Edona Llalloshit: Historia nuk rishkruhet me mikrofon dhe këngët e burrave të kombit nuk ndryshohen sipas rrethanave

Lindita Çunmulaj i reagon Edona Llalloshit: Historia nuk rishkruhet me mikrofon dhe këngët e burrave të kombit nuk ndryshohen sipas rrethanave

Të shtunën (13.12.2025) në Cyrih të Zvicrës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte zhvilluar një takim me bashkatdhetarë. Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje dhe njëherësh këngëtarja, Edona Llalloshi, këndoi një këngë kushtuar liderit të partisë, Albin Kurtit, kënga e saj, nxiti shumë reagime, pasi u përmend vargu “Nuk jam djalë për me u koritë, jam Albini pushkë me qitë”, e në fakt është adoptimi i këngës që i kushtohet Çun Mulës.

E, për këtë këtë këngë ka reaguar edhe aktorja, Lindita Çunmulaj, raporton Periskopi.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kritikuar këngëtaren Edona Llalloshin, duke ia kujtuar se kënga e Çun Mulës – Bajraktar i Hotit, është hero i Kombit,  dhe është këngë nderi, historie dhe gjaku.

“Është këngë që ka mbajtur gjallë emrin e një burri që i përket historisë shqiptare. Jo kohëve të ditës. Kënga e fisit nuk tjetërsohet, nuk rishkruhet dhe nuk përdoret për interesa të momentit.Ajo është trashëgimi. Amanet dhe krenari që na është lënë brez pas brezi.Me gjithë respektin për Edona Llalloshin si këngëtare, të cilën e vlerësojmë dhe e respektojmë, duhet thënë qartë: Historia nuk rishkruhet me mikrofon dhe këngët e burrave të kombit nuk ndryshohen sipas rrethanave”, ka shkruar ajo.

Çunmulaj ia ka bërë të qartë Llalloshit se kënga e Çun Mulës është amanet e histori e që sipas saj  “kënga nuk i kushtohet as një politikani të sotëm”.

“Me marrë këngën e Çun Mulës dhe me ia kushtua një politikani të sotëm është njësoj si me marrë këngën e Adem Jasharit e me ia ndërrua emrin – nuk ban, sepse historia ka emër. Ka kohë dhe ka gjak.Çun Mula është histori. Kënga është amanet.Amaneti nuk preket”, ka përfunduar reagimin ajo./Periskopi/

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: