Visar Azemi për rastin e emërimit të Mujkës: Dosja tregon kapjen e shtetit me ndërhyrjen direkte të Dejona Mihalit e Albin Kurtit
Kandidati i LDK-së për deputet, Visar Azemi, ka reaguar pas publikimit të mesazheve nga VOX Kosova, sipas të cilave Faruk Mujka për pozitën e shefit në Ibër Lipenc kishte komunikur me ministren Artane Rizvanolli dhe Dejona Mihalin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Azemi ka thënë se shihet qartë kapja e shtetit nga pushteti aktual.
Ai ka thënë se kjo është shkelje e ligjit dhe tallje me qytetarët.
“Nga dosja e Prokurorisë për emërimin e Faruk Mujkës në krye të Ibër Lepencit shihet qartë kapja e shtetit nga pushteti aktual. Kanë shpallur konkurs sa për sy e faqe, pasi që vendimi ishte marrë por pritej vetëm konfirmimi, edhe atë jo konfirmim zyrtar, por përmes Whatsappit”.
Postimi:
Nga dosja e Prokurorisë për emërimin e Faruk Mujkës në krye të Ibër Lepencit shihet qartë kapja e shtetit nga pushteti aktual.
Kanë shpallur konkurs sa për sy e faqe, pasi që vendimi ishte marrë por pritej vetëm konfirmimi, edhe atë jo konfirmim zyrtar, por përmes Whatsappit.
Kjo që shihet në këtë shkëmbim mesazhesh ndërmjet ministres tash në detyrë, Artane Rizvanolli dhe Faruk Mujkës, është ndërhyrje direkte me lejen e Dejona Mihalit dhe Albin Kurtit.
Kjo është shkelje e ligjit dhe tallje me qytetarët që kanë besuar se me Vetëvendosjen konkurset publike janë të ndershme.



