Mauro Icardi po largohet nga Galatasaray, fillojnë bisedimet me tri klube italiane

Mauro Icardi po largohet nga Galatasaray, fillojnë bisedimet me tri klube italiane

Mauro Icardi pritet të largohet nga Galatasaray, ndërsa përfaqësuesit e tij po shqyrtojnë mundësinë e një rikthimi në Serie A, sipas mediave nga Italia.

Sulmuesi argjentinas, ish-kapiten i Interit, është propozuar te Milan, Como dhe Roma. Sipas Sportmediaset, përmes CalcioMercato, janë bërë kontaktet e para, por jo negociata konkrete, me synim afatin e janarin.

Icardi iu bashkua Galatasaray në sezonin 2022-23 fillimisht si huazim nga Paris Saint-Germain dhe ka kontratë deri në qershor 2026. Megjithatë, ky sezon pritet të jetë i fundit i tij në Stamboll, dhe largimi në janar nuk përjashtohet, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Shpërndaje në: