Vesa dhe Mirlindi bëhen prindër, vjen në jetë vajza e tyre (Foto)
Çifti i njohur, Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku janë bërë prindër për herë të parë.
Futbollisti dhe influencerja janë bërë prindër të një vajze.
Është futbollisti shqiptar, ai që ka ndarë lajmin pak minuta më parë, përmes rrjeteve sociale, përcjell Periskopi.
“Elhamdulilah, falëmnderimi i takon vetëm krijuesit për këtë ndjenjë.
Miresa ime uroj që të kesh shëndet dhe shumë fat në jetë!
”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në facebook.



