Enrique tregon fajtorin për humbjen nga Juventusi

Enrique tregon fajtorin për humbjen nga Juventusi

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ndihet fajtor për humbjen turpëruese 3-0 nga Juventusi në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

“Është e qartë, gabimi është i imi. Përgjegjësia kryesore për një humbje është ajo e trajnerit. Por, nuk kam gabuar asgjë në lidhje me formacionin në Torino”, u shpreh ai.

Kujtojmë që ndeshja e kthimit mes Barcelonës dhe Juventusit do të luhet më 18 prill.

Shpërndaje në: