Hamza: 50% paga më të larta për mjekët, mësimdhënësit, policët, ushtarët dhe të gjithë punëtorët e sektorit publik (VIDEO)

Hamza: 50% paga më të larta për mjekët, mësimdhënësit, policët, ushtarët dhe të gjithë punëtorët e sektorit publik (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video në të cilën ka prezantuar zotimin e tij për rritjen e pagave, duke theksuar se ky është një investim i domosdoshëm në punëtorët e sektorit publik.

“Në qeverisjen time, do t’i rris pagat për 50 për qind për të gjithë punëtorët e sektorit publik”, ka deklaruar Hamza. Ai ka theksuar se paga aktuale nuk po arrin të përballojë rritjen e kostos së jetesës dhe shtrenjtimin e çmimeve. “E di që pagat që merrni sot nuk po ju mjaftojnë të përballoni shtrenjtimin e jetesës dhe rritjen e çmimeve”, ka thënë Hamza.

Sipas tij, kjo rritje do të përfshijë të gjithë të punësuarit që marrin paga nga shteti.

“Kjo do të thotë paga më të larta për mjekët, mësimdhënësit, policët, ushtarët, punëtorët e administratës dhe të gjithë ata që marrin paga nga shteti”, ka theksuar Hamza.

Ai ka dhënë edhe një shembull konkret për efektin e kësaj mase. “Nëse sot merrni 800 euro, me mua Kryeministër, paga juaj do të jetë 1200 euro”, ka deklaruar Hamza.

Në përmbyllje, kandidati për Kryeministër ka theksuar se ky zotim shkon përtej fushatës zgjedhore.

“Ky nuk është vetëm zotim parazgjedhor, por investim i domosdoshëm në ata që e mbajnë shtetin tonë gjallë çdo ditë. Unë jam Bedri Hamza, dhe ky është misioni im. Bashkë. Përpara.”, ka përfunduar ai.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: