Ermal Sadiku: ShSKUK dështon të menaxhojë konkursin për 172 vende pune, webfaqja jashtë funksioni

Ermal Sadiku: ShSKUK dështon të menaxhojë konkursin për 172 vende pune, webfaqja jashtë funksioni

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) hapi gjatë muajit nëntor konkurs për 172 vende të lira pune, ku aplikuan mjekë specialistë të psikiatrisë, kirurgjisë vaskulare, pulmologjisë, sëmundjeve ngjitëse, radiologjisë, neonatologjisë, onkologjisë, neurologjisë dhe biokimisë mjekësore, shkruan Periskopi.

Megjithatë, sot, kur mijëra profesionistë të këtyre fushave po presin përgjigje lidhur me konkursin, webfaqja e ShSKUK-së nuk funksionon, ka bërë të ditur Ermal Sadiku, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet.

Sipas tij, kjo situatë paraqet mjerim institucional, sidomos duke marrë parasysh se është viti 2025, kohë kur do të duhej të kishte hapa konkretë drejt digjitalizimit të shëndetësisë.

“Por sot, kur mijëra profesionistë të këtyre fushave që aplikuan, po presin të shohin ndonjë përgjigje rreth konkursit, ShSKUK-së nuk i punon webfaqja. Çfarë mjerimi!
Është viti 2025, dhe kur sot do të duhej të kishte hapa konkretë për digjitalizim të shëndetësisë, këta nuk janë në gjendje me mirëmbajtë as një webfaqe. Inovacioni i tyre nis me ndezjen e kompjuterit e përfundon me fikjen e tij. Nuk kanë ide, nuk kanë program, nuk kanë aftësi, nuk dinë më shumë.”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: