Hysaj: Ja çfarë bën Ronaldo gjatë ndeshjes
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj tregon për duelin me Ronaldon në sfidën Napoli-Real Madrid.
“Cristiano Ronaldo është i shkëlqyer. Unë jam munduar ta ndal, jam i lumtur që nuk më shënoi, ai është lojtari perfekt në gjithçka. Kundër madrilenëve luajtëm futboll për 50 minuta, duhet të përmirësojmë gjërat e vogla të cilat mund të ndryshojnë sezonin dhe jetën”, deklaroi Hysaj.
“Vendi i dytë do të jetë ideja fikse që do të kemi të ngulitur në kokë, edhe pse pakkush e beson të arritshëm. Unë mendoj se do ta arrijmë pak nga pak. Të gjithë kanë dëshirën të luajnë në Ligën e Kampioneve, ne jemi të parët dhe duam ta sigurojmë biletën”, shtoi ai.



