Dy të lënduar nga përplasja e trenit me një automjet në Drenas

Dy të lënduar nga përplasja e trenit me një automjet në Drenas

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes trenit dhe një automjeti në fshatin Shtrubullovë të Drenasit.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, tha se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, derisa me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Shtrubullovë në Drenas. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar të cilat kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, thuhet në konfirmim.

Shpërndaje në: