Këta janë 19 kandidatët për deputetë me aktakuza aktive, 13 të Lëvizjes Vetëvendosje
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar një raport të ri mbi integritetin e listave zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.
Sipas raportit “Integriteti i Listave Zgjedhore (Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 28 dhjetor 2025)”, nga 1,179 kandidatë për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjithsej 19 prej tyre janë duke u përballur me aktakuza aktive për vepra të ndryshme penale.
Raporti, i përgatitur, bazohet në monitorimin e rasteve gjyqësore dhe evidenton se shumica e aktakuzave lidhen me keqpërdorimin e pozitës zyrtare apo autoritetit, si dhe përdorimin e armëve apo mjeteve të rrezikshme, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Lista e plotë e 19 kandidatëve me aktakuza aktive, bazuar në të dhënat e raportit të IKD-së:

Screenshot

Screenshot

Screenshot

Screenshot
Sipas raportit, partia me numrin më të lartë të kandidatëve me aktakuza aktive është Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 9 kandidatë, e ndjekur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 3, Nisma Socialdemokrate (NISMA) me 3, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 2, dhe nga një në KDTP dhe Lista Serbe.
Raporti gjithashtu evidenton se 12 kandidatë kanë dënime penale të formës së prerë, por fokusi kryesor mbetet te aktakuzat aktive.
“Vetëvendosje partia me më së shumti kandidatë për deputet të përfshirë në raste penale“



