“Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: Kosova në NATO, loja mbyllet

“Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: Kosova në NATO, loja mbyllet

Eksperti i njohur amerikan i diplomacisë dhe menaxhimit të konflikteve, Edward P. Joseph, ka paraqitur një propozim që po ngjall debat serioz në qarqet politike të Uashingtonit dhe Evropës: futjen e Kosovës dhe Serbisë në NATO.

Po ashtu edhe aplikimin e elementeve të modelit të Kosovës në rajonin e Donbasit të Ukrainës, si pjesë e një strategjie më të gjerë për të dobësuar ndikimin rus në Evropë, përcjell Periskopi.

Joseph, aktualisht lektor në Johns Hopkins University – SAIS, tha se Ballkani nuk është një rajon periferik, por një nyje kyçe e luftës hibride të Rusisë kundër Perëndimit.

“Ukraina është dimensioni kinetik i luftës. Ballkani është dimensioni hibrid. Dhe Serbia është platforma përmes së cilës Rusia ushtron ndikimin e saj në rajon,” deklaroi Joseph.

Sipas Joseph, largimi i Serbisë nga orbita e Moskës do të kishte një efekt shkatërrues për strategjinë ruse në Evropën Juglindore, transmeton telegrafi.

“Futja e Serbisë në NATO do të ishte si fundosja e anijes ‘Moskva’ për Rusinë në Ballkan,” tha ai, duke e krahasuar ndikimin strategjik të këtij hapi me humbjen simbolike dhe ushtarake të flotës ruse në Detin e Zi.

Ai theksoi se 96 për qind e investimeve kineze në Ballkan janë të përqendruara në Serbi, ndërsa Rusia e përdor Beogradin për të bllokuar Kosovën dhe për të ushqyer narrativën kundër NATO-s.

Joseph argumenton se ideja nuk është teorike, por e ndërtuar mbi realitete aktuale politike.

“Serbia tashmë është nën presion për shkak të kontrollit rus mbi kompaninë NIS. Ky presion duhet të përshpejtohet. Beogradi po detyrohet të shkëputet nga Moska,” u shpreh ai.

Ai shtoi se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ndodhet në një krizë të brendshme politike dhe se një ofertë e tillë nga Presidenti Donald Trump, i cili gëzon popullaritet në Serbi, do të kishte peshë të jashtëzakonshme.

“Një rrugë drejt NATO-s e propozuar nga Trump nuk do të mund të injorohej nga Vuçiq,” tha Joseph.

Kosova dhe NATO: loja mbyllet

Një element kyç i propozimit është se Kosovës do t’i ofrohej rruga drejt NATO-s, pavarësisht qëndrimit të Serbisë.

“Në momentin që Kosova ka një rrugë drejt NATO-s, strategjia serbe e bllokimit diplomatik bie. Loja praktikisht mbaron,” theksoi Joseph.

Ai shtoi se anëtarësimi në NATO është shumë më i rëndësishëm për Kosovën sesa anëtarësimi në OKB, duke e krahasuar situatën me përvojën e Ukrainës.

Në lidhje me Ukrainën, Joseph propozon përdorimin e modelit të Rezolutës 1244 të OKB-së, e cila la qëllimisht të hapur çështjen e statusit të Kosovës.

“Modeli i Kosovës e heq sovranitetin nga tryeza e menjëhershme dhe krijon hapësirë për negociata reale,” shpjegoi ai.

Sipas tij, kjo do t’i lejonte Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të mos “dorëzojë territor”, por ta vendosë Donbasin nën administrim ndërkombëtar, me trupa paqeruajtëse dhe referendum final.

“Ironia është se vetë Putini këmbëngul se Kosova dhe Ukraina janë absolutisht të njëjta. Pikërisht këtë argument mund ta përdorë Perëndimi kundër tij,” tha Joseph.

Joseph paralajmëroi se nëse Ballkani nuk stabilizohet, Evropa do të mbetet e cenueshme ndaj ndërhyrjeve autoritare.

“Nëse e hiqni partneritetin strategjik Rusi–Serbi, arkitektura e luftës hibride ruse shembet,” theksoi ai.

Ai bëri thirrje për masa të menjëhershme, përfshirë sanksione ndaj RT dhe Sputnik, mbylljen e qendrave ruse të inteligjencës dhe përshpejtimin e integrimit euroatlantik të rajonit./TheGeoPost.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Rama bllokon SPAK: Nuk shqyrtojmë imunitetin e Ballukut para Kushtetueses

Mazhoranca socialiste ka vendosur të bllokojë, të paktën përkohësisht, kërkesën e SPAK për heqjen e…

Hajdar Beqa pranon uniformën ceremoniale të UÇK-së: Nder i veçantë

Kandidati i PDK-së për deputet, Hajdar Beqa, ka pranuar uniformën ceremoniale të UÇK-së. Ai ka…

Amir Rrahmani shpallet “Lojtari i Vitit”, fiton çmimin “Fadil Vokrri”

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2026. Rrahmani…

Koci: Një bashkëatdhetar i ynë është arrestuar nga autoritetet serbe

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se një bashkëatdhetarë është arrestuar në Serbi, raporton Periskopi. Koci…

PDK vazhdon serinë e videove 10-sekondëshe me AI: Tingulli i rritjes së çmimeve – keq, Albin!

Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar publikimin e një serie të veçantë videosh, përmes së…

NATO për Ballkanin: Ne nuk do të lejojmë që të ketë vakum të sigurisë

Qysh prej nisjes së pushtimit të plotë rus të Ukrainës, para gati katër vjetësh, Kosova…

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, nga e mërkura riga shiu e fjolla bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme do të karakterizohet…

E vranë në oborrin e shtëpisë, kapen pas 10 muajsh autorët e ekzekutimit të të riut në Shkodër

Dhjetë muaj hetime i janë dashur Prokurorisë dhe Policisë së Shkodrës për të identifikuar dhe…