E vranë në oborrin e shtëpisë, kapen pas 10 muajsh autorët e ekzekutimit të të riut në Shkodër

E vranë në oborrin e shtëpisë, kapen pas 10 muajsh autorët e ekzekutimit të të riut në Shkodër

Dhjetë muaj hetime i janë dashur Prokurorisë dhe Policisë së Shkodrës për të identifikuar dhe vënë në pranga autorët e vrasjes së Pavlin Prekës, në muajin shkurt, të këtij viti në kryeqendrën e Veriut.

Mëngjesin e së dielës policia tha se vuri në pranga Klaudio Lisaj dhe Vasel Koçeku autorët e dyshuar të vrasjes së të riut në oborrin e shtëpisë.

Autoritetet policore thanë se, 20 dhe 43-vjeçari u kapën pas një pune hetimore disa mujore, ku u faktua se ata janë autorët që qëlluan për vdekje 20-vjeçarin.

Ngjarja e rëndë u shënua në banesën e të riut në Guci të Re, rreth mesditës, teksa ai u qëllua me armë zjarri ndërsa familja deklaroi ditën e ngjarjes se, nuk kishin hasmëri me askënd ndërsa viktima shkonte shpesh në Dukagjin.

Ishte xhaxhai i viktimës ai që zbuloi i pari vrasjen e nipit të tij, pasi po i binte telefonit dhe nipi nuk i është përgjigjur.

Më pas shkoi në banesën e nipit për të parë çfarë kishte ndodhur dhe e gjeti Pavlinin të vrarë në oborrin e shtëpisë.

Dy autorët akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”./Periskopi/

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Sulmet e Kurtit ndaj mediave, Tahiri: Kush kishte besuar se në Kosovë do të ketë politikan që e pengon liria e mediave

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas sulmeve të Albin Kurtit ndaj mediave. Ajo…

Rusia kryen stërvitje me raketa bërthamore në Siberi

Forcat strategjike raketore të Rusisë kanë zhvilluar stërvitje në Siberi që përfshinin lëvizje të kamufluara…

“Llugë” në Kuvendin e Shqipërisë, Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës

Gjatë seancës së tensionuar ne Kuvend, Flamur Noka ka goditur me një shishe uji Taulant…

“Unë i pari, ti i dyti”, Tahiri e sfidon Kurtin për konfiskimin e pasurisë

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kritikuar Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin, duke…

Dogana e Kosovës me rezultate pozitive, mbi 400 milionë euro të hyra në muajin mars

Muaji mars shënoi rezultate pozitive për Doganën e Kosovës, me rritje të qëndrueshme të të…

Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

Mërgim Vojvoda është i mërzitur, njëjtë si shokët e skuadrës, pasi e lëshuan mundësinë e…

Çitaku: Kjo rezolutë nuk do të duhej të na ndante, por të na bashkonte

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë vullneti në përkrahjen e…

Ronaldo, Messi, Mbappé dhe Vinícius bashkë për Botërorin: prezantojnë setet zyrtare LEGO

Çfarë bëjnë në të njëjtën dhomë dhe në të njëjtin video në Instagram Cristiano Ronaldo,…