Ajri i ndotur në Kosovë, këshillohet që personat e ndjeshëm të shmangin daljet

Ajri i ndotur në Kosovë, këshillohet që personat e ndjeshëm të shmangin daljet

Sipas platformës “IQAir”, ku bëhen matjet e cilësisë së ajrit në të gjitha vendet e botës, Prishtina është renditur si qyteti i 13-të me ajrin më të ndotur, me indeks të cilësisë së ajrit 158, që konsiderohet “i pashëndetshëm”.

Ndërkohë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme, në vendet e ulëta, do të ketë mjegull të dendur. Prandaj, këshillohet që personat e ndjeshëm të shmangin daljet e panevojshme, ndërsa drejtuesve të automjeteve u rekomandohet të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.

Prishtina ka zënë vendin e 13-të në botë si qyteti me ajrin më të ndotur. Sipas platformës “IQAir”, ku bëhen matjet e cilësisë së ajrit në të gjitha vendet e botës, Prishtina është renditur si qyteti i 13-të me ajrin më të ndotur, me indeks të cilësisë së ajrit 158, që konsiderohet “i pashëndetshëm”.

Specialistë të cilësisë së ajrit thonë se gjendja është shqetësuese dhe se përkeqësimit të kësaj situate po i kontribuojnë edhe kushtet meteorologjike.

“Në bazë të matjeve që kemi marrë nga Instituti Hidrometeorologjik në kohë reale, kemi tejkalim të grimcave të pluhurit PM2.5 dhe PM10, të cilat qëndrojnë pezull në ajër. Ajo që po e përkeqëson këtë gjendje janë kushtet meteorologjike, si lagështia e madhe e ajrit, temperaturat e ulëta dhe mungesa e erës, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e ajrit”, tha për RTK-në Mentor Shala, specialist i cilësisë së ajrit.

Ai thotë se mbrojtja më e mirë në këtë situatë është reduktimi i daljeve jashtë, veçanërisht për disa kategori të ndjeshme.

“I rekomandojmë grupmoshat e ndjeshme, si të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike, që t’i ulin frekuentimet jashtë dhe t’i reduktojnë sa më shumë daljet kur cilësia e ajrit nuk është e mirë. Nga monitorimi dhe mjegulla që vërejmë, konstatojmë gjendje jo të mirë kryesisht në mëngjes, në mbrëmje dhe gjatë natës”, shtoi ai.

Shala thotë se gjendja e cilësisë së ajrit pritet të përmirësohet nga dita e mërkurë, kur parashikohen reshje shiu dhe ndryshim i kushteve të motit.

Megjithatë, ai shpreh shqetësim për ditët festive të fundvitit, për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike, të cilat, sipas tij, shkaktojnë ndotje të madhe përmes çlirimit të metaleve të rënda në ajër.

Ndryshe, qytetet me ajrin më të pastër janë renditur Berna në Zvicër, Roterdami në Holandë, San Francisko në SHBA, Melbourne në Australi, Vancouver në Kanada, Lisbona në Portugali, Helsinki në Finlandë, si dhe qytete të tjera.

Para Prishtinës, qytetet më të ndotura janë kryesisht nga Pakistani, India, Egjipti dhe Bangladeshi. Ndërsa nga rajoni, më të ndotura konsiderohen Beogradi dhe Sarajeva./Periskopi/

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
KEDS del me sqarim për ndërrimin e orëve, thotë se s’lidhet me shqetësimet e ngritura për matjen e pasaktë të harxhimeve

KEDS ka lëshuar një komunikatë për media duke arsyetuar ndërrimin e orëve të energjisë elektrike…

Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e Ngushticës së Hormuzit ose do ta shihni ferrin

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Irani ka 48 orë për të hapur Ngushticën…

Haxhiu: Do ta ushtrojë detyrën me përgjegjësi, deputetët t’i lënë inatet e ta zgjedhin presdientin e ri

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit të pozitës…

Osmani – Haxhiut: Të pret punë jo e lehtë, më vjen mirë që po e lë pas një grua

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tashmë ndodhet në presidencën e Republikë së Kosovës ku pritet…

Fisnik Asllani me gol të jashtëzakonshëm, jep sinjale të forta drejt Barcelonës

Fisnik Asllani e ka nisur në mënyrën më të mirë kthimin te Hoffenheimi pas pushimit…

Nga Vjosa te Albulena: Nis ceremonia e dorëzim-mandatit të Presidentes

Kanisur tashmë ceremonia zyrtare e dorëzim-mandatit të presidentes aktuale, Vjosa Osmani, te kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.…

Haaland i pandalshëm, City “fluturon” drejt trofeut të FA Cup

Manchester City ka siguruar një fitore të thellë ndaj Liverpool FC, duke u kualifikuar në…

Minutat e fundit të Osmanit si presidente, bëhen përgatitjet për dorëzimin e postit te kryeparlamentarja Haxhiu

Kanë nisur tashmë përgatitjet e fundit për ceremoninë zyrtare të dorëzim-mandatit të presidentes aktuale, Vjosa Osmani,…