Plagoset një person në Ferizaj, policia jep detaje

Plagoset një person në Ferizaj, policia jep detaje

Një person është plagosur në Ferizaj mbrëmjen e së dielës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor. Në raport thuhet se në drejtim të tij është shtënë me armë nga një i dyshuar, i cili është emër i njohur për policinë dhe është në kërkim.

Në vendngjarje janë gjetur tri gëzhoja, bën të ditur policia.

Njoftimi:

“Ferizaj / 21.12.2025 – 23:43. Një mashkull kosovar ka mbetur i plagosur pasi në drejtim të tij dyshohet se ka shtënë me armë i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 3 gëzhoja. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari (i njohur për policinë) është në kërkim policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”.

Shpërndaje në: