Podujevë: Mërgimtari thotë se e gjeti shtëpinë e vjedhur nga hajnat kur erdhi për pushime
Shtëpitë e mërgimtarëve që për muaj të tërë mbesin pa përkujdesje, jo rrallëherë janë cak i hajnave. Pushimet që vendosin t’i kalojnë në Kosovë po u kthehen në mundim e trazim, për t’i denoncuar këto raste.
Kështu e pësoi edhe një bashatdhetar, i cili posa arriti mbrëmë në fshatin e tij, në Bradash të Podujevës, e gjeti shtëpinë te thyer e të vjedhur.
Ankuesi thotë se i janë vjedhur makinat elektronike, rrobat, enët e gjëra të tjera.
“Më është dashur me çu familjen me fjet tjetër kund, nuk kishin lënë asgjë”, u shpreh ai tutje për klankosova.
Ai tha se rastin e kanë raportuar në Policinë e Kosovës, por ende, sipas tij, nuk është ndërmarrë ndonjë veprim.



