Tare bën goditjen e parë në merkato, Fullkrug do jetë sonte në Milano
AC Milan ka përfunduar një marrëveshje huazimi gjashtëmujore për sulmuesin e West Ham, Niclas Fullkrug, me mundësi blerjeje verën e ardhshme, sipas Florian Plettenberg.
Milani do të mbulojë pagën e plotë të Fullkrug deri në fund të sezonit.
Sipas gazetarit italian, Daniele Longo, Fullkrug do jetë sonte në mbrëmje në Milano, teksa gjithçka është përfunduar mes klubeve dhe vet sulmuesit.
Marrëveshja vjen ndërsa Milani kërkon një zgjidhje afatshkurtër për të zëvendësuar sulmuesin e dëmtuar Santiago Gimenez, ndërsa Fullkrug shpreson të ringjallë karrierën e tij dhe të përmirësojë shanset e tij për përzgjedhjen në Kupën e Botës.



