Arsyeja përse Tuna e Nora nuk po flasin mes vete (Foto)

Arsyeja përse Tuna e Nora nuk po flasin mes vete (Foto)

Ka disa javë që “Kosovarja” ka deklaruar se mardhënia mes Tunes dhe Nores ka pësuar krisje. Dy këngëtaret dikur ishin shoqe, e sot janë edhe kunata, por pavarësisht kësaj raporti mes tyre nuk është më i miri i mundshëm, shkruan “Kosovarja”.

Në të vërtet, Nora nuk është nga ato femra që reagojnë për çdo gjë e që dinë të jenë edhe histerike. Ajo edhe pse nënë, mbetet edhe më tej e brishtë, ndërkohë që Tuna është si vullkan, gjithherë shpërthyese.

Dy këngëtare, dy kunata, dy natyra të ndryshme, që është e çuditshme se si një herë e një kohë ato edhe flinin tek njëra tjetra, shkruan “Kosovarja”.

Na ishte një herë e një kohë, pasi sot, ani pse familjare, ato i kanë ndarë rrugët e tyre për arsye që mbeten ende enigmë./Kosovarja/

Shpërndaje në: