Publikohet orari konferencave të KQZ-së më 27 dhe 28 dhjetor për votimin në përfaqësi diplomatike dhe në vendvotimet në Kosovë

Publikohet orari konferencave të KQZ-së më 27 dhe 28 dhjetor për votimin në përfaqësi diplomatike dhe në vendvotimet në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar orarin e konferencave për mediave për dy ditët e zgjedhjeve, më 27 dhe 28 dhjetor 2025.

Dita e shtunë, kur do të votohet jashtë vendit, në përfaqësitë diplomatike, është më pak e ngarkuar, me 3 konferenca, ndërkaq dita e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës, të dielën, KQZ ka planifikuar t’i mbajë 5 konferenca.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar se ky institucion do të mbajë komunikime të rregullta me qëllim të informimit të qytetarëve dhe mediave për procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike dhe në Republikën e Kosovës.

Më 27 dhjetor 2025 (e shtunë), për procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike, KQZ do të mbajë 3 konferenca, në këto orare:

•             09:00 –Konferenca e parë: KQZ njofton për fillimin e procesit të votimit në përfaqësitë diplomatike;

•             14:00 –Konferenca e dytë: KQZ njofton për pjesëmarrjen dhe ecurinë e votimit në përfaqësitë diplomatike;

•             20:00 –Konferenca e tretë: KQZ njofton për mbylljen e votimit në përfaqësitë diplomatike në Europë;

•             01:00 –Njoftim me shkrim për media: Përfundimi i votimit në përfaqësitë diplomatike.

Ndërkaq, në ditën e zgjedhjeve në Republikën e Kosoës, më 28 dhjetor 2025 (e diel), KQZ do të mbajë 5 konferenca të rregullta, në këto orare:

•             08:00 –Konferenca e parë: KQZ njofton për fillimin e procesit të votimit;

•             11:30 –Konferenca e dytë: KQZ njofton për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në orën 11:00 dhe për ecurinë e procesit zgjedhor;

•             15:30 –Konferenca e tretë: KQZ njofton për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 dhe për ecurinë e procesit zgjedhor deri në atë kohë;

•             19:30 –Konferenca e katërt: KQZ njofton për përfundimin e procesit të votimit, ecurinë e përgjithshme të tij, pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje dhe për fillimin e numërimit të fletëvotimeve;

•             Konferenca e pestë: Për kohën e mbajtjes së konferencës së pestë, për publikimin e rezultateve të përmbledhura preliminare të subjekteve politike, KQZ-ja do të njoftojë me kohë.

Shpërndaje në: