Roma aktivizohet fuqishëm në merkato, Zirkzee dhe Raspadori do ta veshin fanellën “verdhekuqe” nga janari

Roma aktivizohet fuqishëm në merkato, Zirkzee dhe Raspadori do ta veshin fanellën “verdhekuqe” nga janari

Roma është shumë pranë përforcimit të repartit ofensiv me dy emra të rëndësishëm. Giacomo Raspadori pritet të bashkohet me skuadrën në ditët e para të janarit, ndërsa Joshua Zirkzee do të mbërrijë disa ditë më vonë, rreth mesit të muajit.

Sulmuesi holandez do të transferohet te Roma në formë huazimi me detyrim blerjeje, ndërsa marrëveshja konsiderohet pothuajse e mbyllur. Sa i përket Raspadorit, klubi kryeqytetas ka arritur një marrëveshje parimor, por ende mungon miratimi përfundimtar mbi formulën e blerjes.

Sot pritet një takim vendimtar mes palëve për të mbyllur detajet e fundit, me synimin që të dy lojtarët të jenë në dispozicion të trajnerit Gian Piero Gasperini sa më shpejt të jetë e mundur.

Shpërndaje në: