36 vjetori i LDK-së, Abdixhiku bën homazhe tek varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova

36 vjetori i LDK-së, Abdixhiku bën homazhe tek varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe tek varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, në 36 vjetorin e themelimit të LDK-së.

Abdixhiku tha se sot kujtohet lëvizja më e madhe kombëtare për Liri, Pavarësi e Demokraci.

“LDK nisi si aspiratë e popullit të Kosovës për liri, përderisa programi politik i saj, u shndërrua në projekt kombëtar të popullit të Kosovës. Projekt ky i cili kulmoj me shtetin tonë, Republikën tonë”, deklaroi ai para mediave.

Shpërndaje në: