Muharremi: LVV është e sëmurë, opozita është terapia dhe shërimi

Muharremi: LVV është e sëmurë, opozita është terapia dhe shërimi

Analisti Shenoll Muharremi e ka kritikuar ashpër Vetëvendosjen si të “sëmurë”, duke shtuar se shërim për të është opozita.

Tutje Muharremi ka  thënë se VV nuk mund të Qeverisë më me Kosovën pasi ka sjell sanksione, ka rrit çamimin e rrymës e ka mbjellë nepotizëm nëpër institucione.

“Një parti që kap institucionet publike, instalon militantë në borde dhe institucione të pavarura, e anulon meritokracinë dhe nuk ofron mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët… nuk mundet me vazhdu me qeverisë.
Një parti që gjatë mandatit ka prodhu deficit tregtar në mallra dhe i ka nxjerrë jashtë ekonomisë rreth 25 miliardë euro, ku inflacioni dhe çmimet astronomike janë bërë rregull kronik… nuk mundet me vazhdu me e drejtu ekonominë.
Një parti që e ka rrit çmimin e rrymës disa herë gjatë mandatit, e njëkohësisht e ka rrit importin e energjisë me çmim pesë herë më të shtrenjtë se prodhimi vendor, deri afër një miliardë euro, pa ndërtu kapacitete të reja energjetike… nuk mundet me vazhdu me qeverisë, thuajse asgjë s’ka ndodhur, kur dëmi i madh veçse është bërë”, ka shkruar ai mes tjerash
Postimi i plotë:

LVV është e sëmurë, opozita është terapia dhe shërimi
Një parti që në fushatë zgjedhore premton ndërtim xhamish e kishash (e që as nuk i ka ndërtu për 5 vite sa ka qenë në pushtet), ndërkohë që qytetarët dhe ekonomia e saj janë ndër më të varfërit në Europë, e që jetojnë me çmimet më të larta në Europë për fuqinë blerëse që kanë…ajo parti e ka vendin në opozitë, me u shëru.
Një parti që kap institucionet publike, instalon militantë në borde dhe institucione të pavarura, e anulon meritokracinë dhe nuk ofron mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët… nuk mundet me vazhdu me qeverisë.
Një parti që gjatë mandatit ka prodhu deficit tregtar në mallra dhe i ka nxjerrë jashtë ekonomisë rreth 25 miliardë euro, ku inflacioni dhe çmimet astronomike janë bërë rregull kronik… nuk mundet me vazhdu me e drejtu ekonominë.
Një parti që e ka rrit çmimin e rrymës disa herë gjatë mandatit, e njëkohësisht e ka rrit importin e energjisë me çmim pesë herë më të shtrenjtë se prodhimi vendor, deri afër një miliardë euro, pa ndërtu kapacitete të reja energjetike… nuk mundet me vazhdu me qeverisë, thuajse asgjë s’ka ndodhur, kur dëmi i madh veçse është bërë.
Nuk mundet me vazhdu me qeverisë Kosovën një parti që ka sjellë masa dhe sanksione nga BE-ja, të cilës SHBA-ja ia ka pezulluar Dialogun Strategjik gjatë qeverisjes së saj, dhe që rrezikon sigurinë kombëtare të Kosovës – në një kohë kur siguria jonë garantohen nga NATO dhe KFOR, e faturat i paguajnë pikërisht këto vende.
Opozita për LVV nuk është dënim, është terapi.

Shpërndaje në: