E degraduan në pozitë, Blerta Foniqi fiton betejën me RTK-në: Inspektorati urdhëron që ajo të kthehet si redaktore në lajmet qendrore

E degraduan në pozitë, Blerta Foniqi fiton betejën me RTK-në: Inspektorati urdhëron që ajo të kthehet si redaktore në lajmet qendrore

Redaktorja e RTK-së, Blerta Foniqi-Kabashi, ka shënuar fitore në rastin e saj në Inspektoratin e Punës, pas degradimit nga pozita që mbante.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Foniqi-Kabashi përmes rrjeteve sociale, ku ajo ka njoftuar se Inspektorati ka konstatuar shkelje nga ana e RTK-së në këtë rast.

Sipas vendimit, Inspektorati ka vlerësuar se Blerim Haxhiaj po ushtron funksionin e ushtruesit të detyrës së kryeredaktorit pa mandat të vlefshëm, ndërsa administrata e RTK-së ka shkelur procedurat dhe afatet ligjore.

Po ashtu, Inspektorati e ka obliguar RTK-në që brenda tri ditëve ta rikthejë Blerta Foniqi-Kabashin në pozitën e saj. Në të kundërtën, institucionit i kanosen gjoba në vlerë prej mijëra eurosh, të cilat, sipas saj, do të rëndonin buxhetin e Kosovës dhe taksapaguesit.

“Edhe një fitore. Inspektorati i Punës ka konstatuar se RTK ka bërë shkelje në rastin tim”, ka shkruar ajo në reagimin e saj në Facebook.

Postimi i saj i plotë:

Shpërndaje në: