KPK anulon konkursin për rekrutimin e 21 prokurorëve të shtetit: Mospërputhje e kritereve dhe standardeve

KPK anulon konkursin për rekrutimin e 21 prokurorëve të shtetit: Mospërputhje e kritereve dhe standardeve

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendim për anulimin e plotë të konkursit për rekrutimin e 21 prokurorëve të shtetit në Prokuroritë Themelore të Kosovës, i shpallur më 30 prill 2025.

Sipas vendimit, KPK ka konstatuar një sërë parregullsish procedurale dhe mospërputhje me kriteret dhe standardet e përcaktuara në Rregulloren për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të Shtetit.

Në arsyetim thuhet se parregullsitë kanë ndikuar drejtpërdrejt në barazinë e kandidatëve, integritetin dhe kredibilitetin e procesit të rekrutimit, duke e bërë të pamundur vazhdimin e procedurës në formën aktuale.

Vendimi i plotë:

Shpërndaje në: