Burim Ramadani: Për ta siguruar shtetin duhet ndërrohet pushteti, rinia po e braktis Kosovën
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK, Burim Ramadani, ka thënë se s’ka veprime shtetërore për t’u hequr telashet qytetarëve, porse, për vite dëgjohet vetëm propagandë.
Ramadani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë edhe se, ka shumë varfëri në vend e pa zhvillim ekonomik, dhe se, rinia po e braktis Kosovën.
“Për ta siguruar shtetin duhet ta ndrrojmë pushtetin! Mjaft është mjaft. Janë bërë vite që veç propagandë dëgjojmë, por assesi veprime shtetërore për t’u hequr telashet e popullit e shtetit.Jemi pa zhvillim në ekonomi e me shumë varfëri. Rinia po braktis Kosovën pa shpresë.E këta merren me kush-kujt po i bën intriga”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:



