Visar Azemi i LDK premton 80 milionë euro investime për ta kthyer Brezovicën në qendër rajonale të skijimit

Visar Azemi i LDK premton 80 milionë euro investime për ta kthyer Brezovicën në qendër rajonale të skijimit

Visar Azemi, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, ka deklaruar se Kosova ka një mundësi unike për të zhvilluar turizmin dimëror përmes investimeve të mëdha në Brezovicë.

Sipas Azemit, programi i LDK-së parasheh investime prej 80 milionë eurosh në zgjerimin e pistave të reja, instalimin e teleferikëve modernë dhe krijimin e kushteve për investime në hotelieri.

Ai kritikoi qeverinë aktuale për mungesë investimesh kapitale dhe theksoi se, me LDK-në në pushtet, Brezovica do të jetë një nga projektet kryesore për zhvillimin ekonomik dhe turistik të Kosovës.

“Ashtu qysh na gjatë muajve të verës shkojmë në Shqipni, lëjmë paret atje në bregdet, e ndihmojmë turizmin shqiptar, tash na e kem një shansë unike që me investu, me kthy turizmin, sidomos muajt e dimrit në Kosovë me Brezovicën. Jo veç për Shqipninë por edhe për vendet e rajonit, e që besa edhe për veti. Me programin tonë, në Brezovicë kena me investu 80 milionë euro në zgjërimin e pistave t’reja, në instalimin e teleferikëve modern dhe në mundësitë për investime në hotelieri, në mënyrë që Brezovica me u kthy në destinacionin kryesor të rajonit për skijim. Kjo qeveri nuk bëri asnjë investim në projekte kapitale, e tash është koha që me Lidhjen Demokratike të Kosovës t’i japim hov zhvillimit të vendit dhe këtyre investimeve. Brezovica do të jetë një nga projektet kryesore të saj”, tha ai.

Shpërndaje në: