Pjesa e parë: Drita në epërsi të dyfishtë ndaj Prishtinës
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Dritës dhe Prishtinës, përballje e mbetur e Superligës.
Pas 45 minutave të parë, kampionia në fuqi, Drita po avancon 2:0 ndaj Prishtinës.
Ishte Pëllumbi që shënoi në minutën e 25-të të ndeshjes.
Ndërkohë, dy minuta më vonë, Ovouka shënoi për 2:0.
Në rast fitoreje, Drita do t’i afrohej Ballkanit në katër pikë.



