Nxjerrja e gjuhës dhe ndalja e frymëmarrjes: Ja pse e bëjmë këtë kur shkruajmë

Nxjerrja e gjuhës dhe ndalja e frymëmarrjes: Ja pse e bëjmë këtë kur shkruajmë

Kur fëmijët përqendrohen në një detyrë të caktuar, me siguri keni vënë re se rrudhin ballin, ndalin frymëmarrjen dhe nxjerrin gjuhën.

Është interesante se edhe të rriturit bëjnë të njëjtën gjë – kafshojnë buzët, rrudhin ballin dhe mbajnë frymën kur duhet të kryejnë një detyrë të ndërlikuar, veçanërisht nëse për të duhet të përdorin duart. Interesant është fakti se këto gjeste janë universale, pavarësisht moshës, gjinisë apo kulturës, por nga vjen kjo reagim i pazakontë?

Një nga shpjegimet për këtë lidhje mes fytyrës dhe duarve qëndron në fenomenin e quajtur mbingarkesë nervore. Bëhet fjalë për faktin se sinjalet nga rajonet motorike të trurit, përgjegjëse për lëvizjen, mund të “derdhen” në zona fqinje. Meqenëse rajonet që kontrollojnë lëvizjet e duarve ndodhen shumë pranë atyre që kontrollojnë fytyrën dhe gjuhën, aktivizimi i një zone mund të nxisë pa dashje edhe tjetrën.

Shpërndaje në: