Jahmir Hykaj ka gjetur golin e parë në Amerikë (Video)

Jahmir Hykaj ka gjetur golin e parë në Amerikë (Video)

Jahmir Hyka më në fund ka gjetur golin e parë në aventurën e re që ka nisur në Amerikë. Futbollisti i kombëtares sonë ka shënuar një gol shumë të rëndësishëm në sekondat e fundit për skuadrën San Jose Earthquakes në barazimin 1-1 ndaj Dallas.

Hyka zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, për ta mbyllur gjithçka në mënyrë perfekte, kur gjeti një gol shumë të rëndësishëm, pas një hutimi të mbrojtjes kundërshtare.

Kujtojmë që Hyka është transferuar gjatë janarit në Amerikë dhe deri më tani ka bërë paraqitje shumë të mira.

Shpërndaje në: